Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ndërsa ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e madh që ka bërë me mbështetjen e dhënë për të rinjtë.
Rama flet me shifra për të rinjtë e punësuar nëpërmjet shërbimeve të punësimit të ngritura nga qeveria.
“Do doja të ndaja disa info që janë të rëndësishme dhe për ato që na ndjekin, për të krijuar një ide se ku qëndrojmë ne si qeveri dhe se çfarë ka sot në këtë vend për shërbimet e punësimit. Dua ta filloj me një fakt që nuk është i njohur. Shqipëria, sipas OECD, burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues.
anë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale te formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi te riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dinë të rinjtë, që është krejt normale që janë mosbesues e indiferentë, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.
Përmbi këtë strukturë që kemi ndërtuar, kemi dhe garancinë rinore, që është një model i suksesshëm europian që po zbatohet edhe këtu dhe janë 2200 djem dhe vajza që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilit është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës. Përpara se të vija këtu, pashë me kuriozitet një video të një banke të re digjitale të sapomiratuar nga BSH dhe ishte vërtet mbresëlënëse që ato zyra në shumë pak ditë janë mbushur me vajza dhe djem të rinj. Më treguan edhe numrin e aplikimeve dhe ishte mbresëlënës. Këtë vit kemi arritur nivelin më të lartë të regjistrimit në arsimin profesional. Jemi larg nga ku duam të arrijmë”, tha Rama.




















