Për pesë vite, Armandi dhe familja e tij jetuan në shtëpinë e teze Shahes që nuk i lejoi kurrsesi të paguanin qira diku tjetër. Edhe pse ajo vetë jetonte me qira në një shtëpi dhomë e kuzhinë me familjen e saj, nuk ngurroi që t’i merrte edhe ata duke sakrifikuar shumë. Për këtë vepër të madhe, Armandi dëshiron t’i shprehë mirënjohjen përmes “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Armand: Shumë faleminderit për çdo gjë dhe për çdo të mirë që më ke mësuar këto pesë vitet e fakultetit mua bashkë me motrën dhe që na ke qëndruar shumë pranë në momentet tona më të vështira që kishim vërtet nevojë, që ti nuk kishte mundësi as për vete. Shumë faleminderit edhe Benit, Zoti ua shpërbleftë! Jam shumë i emocionuar në këto momente, edhe pse nuk kisha emocione në fillim, isha shumë komod me studion…
Ardit Gjebrea: Tani që erdhi tezja.
Armand: Po, kam shumë emocione. Shumë faleminderit teze!
Shahe: Faleminderit edhe ty!
Ardit Gjebrea: O Shahe, po sakrificë ke bërë!
Shahe: Me aq mundësi sa kishim! Duhej t’i ndihmomnim.
Ardit Gjebrea: Po ndonjëherë edhe fëmijët ka raste që kemi dëgjuar dil më vete, ti ndërkohë me dy fëmijë, me bashkëshortin, more edhe dy fëmijë të tjerë.
Shahe: Po.
Ardit Gjebrea: Ishin shumë, ishin pesë vjet! Si ia bëre?
Shahe: Ashtu, me sakrificë.
Ardit Gjebrea: Po Beni, bashkëshorti, të tha ndonjëherë që moj grua, ka një kufi kjo dashuri?
Shahe: Jo, asnjëherë./TVKLAN




















