Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina”, paralajmëron një javë vendimtare për të gjitha shenjat e horoskopit.

Me hyrjen e Marsit në Bricjap më 15 dhjetor dhe Hënën e re në Shigjetar më 20 dhjetor, hapet një cikël i ri i zjarrtë, plot ambicie, udhëtime, romancë dhe fillime të reja, por edhe me doza pasigurie e zhgënjimi.

Sipas Meri Shehut, kjo është një periudhë që kërkon guxim, por edhe kujdes në vendime, sepse prapa optimizmit mund të fshihen prapaskena apo keqkuptime.

Kjo është një javë e rëndësishme. Jemi në mes të dhjetorit, sot në datën 15 futet Marsi në shenjën e Bricjapit. Kjo është një ndërhyrje shumë e fuqishme, sepse Marsi në Bricjap është në një pozicion shumë të rëndësishëm. Do të mirëpresim këtë javë edhe Hënën e re në Shigjetar në datën 20. Kjo është një Hënë e re, e cila do të jetë e zjarrtë si vetë shenja e Shigjetarit, ku do të na çojë larg dhe do të na japë udhëtime. Do na japë romancë dhe optimizëm, por është edhe një hënë pak delikate, sepse përballet me Neptunin, është edhe Afërdita aty, edhe Mërkuri në Shigjetar. Do ketë shumë gjera dhe ngjarje të rëndësishme të jetës së përditshme, biseda, takime. Është një fillim i zjarrtë, por që përmban edhe elementë pasigurie dhe zhgënjimi nga mbrapa”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 3 yje: Marsi në Bricjap do u japë Dashëve një ngritje të fuqishme, sidomos në çështje karriere, potence, reklamash, ose fillimin e një veprimtarie të re. Por, kujdes me Hënën e re në datën 20-21, ku disa nga dëshirat e Dashëve, ato më fëmijërorët, ose më të bukurat mund të përmbysen. Çdo gjë lidhet pak me udhëtimet dhe me ligjin, mund të ketë një kthesë jo shumë të këndshme.

Demi, 2 yje: Me Marsin në Bricjap kanë një lidhje të bukur, do komunikojnë me jashtë, do të udhëtojnë dhe do të duan të hapësira dhe situata të reja. Por, e keqja vjen nga Hëna e re në Shigjetar, e cila i fut në disa detyrime shpirtërore dhe ekonomike. Kështu që shumë Dem do të çekuilibrohen, ndoshta nuk do të gjejnë fitimet e duhura, ose do të zhgënjehen në një marrëdhënie personale që pretendonin shumë. Pra është disi zhgënjyese, këto ditë rreth datës 21-22-23, prandaj nuk duhet që të marrin një vendim të sigurt për jetën e tyre personale, ose të mos keqkuptohen me njerëzit e afërt.

Binjakët, 4 yje: Duke qenë se janë shenja e ajrit favorizohen shumë nga Hëna e re në Shigjetar që është përballë shenjës së tyre. Do u jepet një mundësi e re Binjakëve për një fillim të ri, një partneritet të ri, për një rrugë të re, pas shijes së një zhgënjimi. Do e ndjejnë njëherë shijen e zhgënjimit. Ekonomikisht do të dalin shumë fuqishëm, do të kenë shumë shpenzime, por do të dalin shumë të fituar.

Gaforrja, 3 yje: Me Marsin në Bricjap futen pak në antagonizëm, por futen edhe në një vrull për të marrë atë që nuk kanë shijuar këto ditë një partneritet, një lidhje në çift dhe një punë të fuqishme. Kujdes me punën, sepse do të ketë shkëputje pune.

Luani, 5 yje: Janë një nga më të favorizuarit. Hëna e re në Shigjetar, vërtet nuk është shumë e bukur, por është e zjarrtë dhe duke qenë e tillë, është edhe shumë romantike, është pasionante dhe i fut Luanët në një nga momentet më të bukura të tyre. Do duan shumë të shijojnë, vetëm se Luanët duhet të kenë shumë kujdes në këtë periudhë nga Marsi në Bricjap, pasi nuk është shumë aleat i tyre në shumë, sidomos në sferën ekonomike dhe në çështje pune!

Virgjëresha, 3 yje: Marsi në Bricjap është shumë i fuqishëm dhe shumë domethënës. Do të jenë më socialë dhe do të dilni më të relaksuar dhe më të qetë, më komodë, do të keni shumë mbështetje, përkrahje, vetëm se më Hënën e re do të keni shpenzime të konsiderueshme. Kryesisht në çështje pune do të keni një pasiguri të lehtë. Janë në një fazë, ku duan që të ndryshojnë punë.

Peshorja, 4 yje: Pavarësisht se Marsi është në Bricjap dhe u jep një lloj ritmi të vështirë, sidomos në çështjet familjare, ose në karrierë dhe i fut në disa debate, por këto duhet që të jenë konstruktive. Peshoret do të rregullojnë pak më me forcë disa marrëdhënie familjare, që janë të vështira, detyrime familjare dhe marrëdhënie në çift që do të shkojnë në fejesa dhe martesa.

Akrepi, 4 yje: Do të merren shumë me ekonominë. Ekonomia është në plan të parë, mund të fitojnë shumë, por kujdes më Hënën e re. Hapet një rrugë shumë e fuqishme, por nganjëherë e panjohura mund të bëhet pengesë në fitimet e tyre ekonomike. Në ditët e para me Hënë e re do të kenë shumë shpenzime, por do të rikuperohet kjo tendencë. Marsi në Bricjap ju sjell miq dhe aleatë të fuqishëm.

Shigjetari, 5 yje: Hëna e re është në shenjën e tyre, është e zjarrtë dhe është e bukur me fillime të reja, lë mbrapa zhgënjimet. Shumë Shigjetarë lënë pas një karakter jo shumë të vendosur dhe të qartë dhe dalin disi më fuqishëm në çështjet ekonomike.

Bricjapi, 4 yje: Marsi në shenjën e tyre është planeti që do i ndihmojë më shumë. Është pozicionimi i Marsit në Bricjap, dhe kur është Marsi në Bricjap vijnë momente shumë pozitive. Kështu do të ecin shumë mirë, energjia do të jetë shumë pozitive dhe do të arrijnë shumë. Por, duhet të kenë kujdes prapaskenat në punë dhe në jetën personale.

Ujori, 3yje: Edhe për Ujorët Hëna e re në Shigjetar është shumë pozitive, është e zjarrtë, u jep shumë eufori, u jep argëtim, shoqëri dhe dalje. Do të jenë në qendër të grupeve shoqërore dhe të muhabetit, apo edhe të marrëdhënieve sociale. Mund të fitojnë edhe një punë shumë të mirë. Në çështjet familjare dhe në punë duhet që të kenë shumë kujdes.

Peshqit, 4 yje: Peshqit duket se kanë vendosur që të thonë këtë fundvit se pa ne nuk bëhet gjë. Sepse Neptuni në shenjën e Peshqve dhe Hëna në Shigjetar sikur i trondit, nuk u jep atë zjarrin e vet. Por, zjarri do dalë dhe do funksionojë mirë, shumë Peshq do të dalin nga vetja dhe mund të kenë një punë të re, një fillim të ri, por duke mohuar një pjesë të vetes së tyre.