Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të mërkurë ka munguar në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD. Salianji përmes një përgjigje për Euronews Albania ka zbuluar se përse nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

Sipaa tij, ai nuk ka marrë pjesë që të mos largohet vëmendja nga çështja e Belinda Ballukut dhe AKSH-it.

“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillin Kombëtar që mos t’iu jap mundësi ta shmangin vemëndjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, shkruan ai.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e sotme ku u shpreh se pritet të diskutohen dy tema kryesore ajo e protestës së 22 dhjetorit dhe çështjet e brendshme të PD-së.