Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar me komunitetin shqiptar në Greqi, gjatë një pritjeje të organizuar në Athinë.
Kryetarja e Kuvendit theksoi angazhimin e institucioneve shqiptare për arritjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar atë një prioritet për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.
‘Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri. Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës.
Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët. Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi’, tha ajo.




















