Mbrëmjen e sotme startoi edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, reality show më i madh në Shqipëri me rekorde audience.

Nën shkëlqimin e dritave, do të hyjnë një nga një banorët VIP, që priten me kureshtje nga publiku shqiptar.

Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.

Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.