ALIS dhe DESARA GJINI, këngëtari dhe poetja që po sfidojnë ambinetin shoqëror. Ai la punën për të kënduar, kurse ajo e quan veten “qytetare e botës” pjesë e projekteve vullnetare.
Të dy janë shprehur publikisht se janë bashkuar për të jetuar jo një jetë të pasur, por një jetë për të ndërtuar një mision.
“Unë jam shumë e vogël për të thënë që ne jemi kalimtar, por ne jemi kalimtar vërtetë. Do ishte shumë botë e vogël të isha vetëm kalimtare duke parë veten time.”-tha ajo në një intervistë të dhënë përpara festvalit.
Nga ana tjetër Alis tha se ata janë bashkuar se ai ka për tek ajo të njëjtin këndvështrim për jetën. Ai është shprehur më tej se e ka pasur me dyshim në fillim lidhjen me Desarën sepse i është dukur i çuditshme që ai me pikëpamjet që kishte, të ishte zgjedhja e saj.
Desara ishte dhe tekstshkruesja e këngës “Nan” që trajton largon masiv të të rinjve vitet e fundit në Shqipëri.
ALIS fitoi çmimin e parë të Festivalit të 64 të RTSH-së, ku do të përfaqësojë me këngën e tij Shqipërinë në Eurovision.




















