Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët shqiptarë me një urim të veçantë për Krishtlindje. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama, duke ndërthurur mesazhin festiv me vlerën e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ky urim vjen në kuadër të festave të fundvitit, ku Kryeministri ka shpeshherë traditë të ndajë mesazhe reflektuese dhe artistike me qytetarët.




















