Gjatë vizitës në Bullgari, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është ndalur në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Vovo Selo.
Përmes një njoftimi në llogarin e tij në “Facebook”, Vengu bën me dije ndër të tjera se: “Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.”
Më tej Ministri Vengu theksoi se jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë.
Statusi i plotë:
Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në 📍Novo Selo, Bullgari 🇧🇬
Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë ⚔️🇦🇱luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar. 🪖🤝
Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës.
Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë.




















