Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, duke shpërthyer dyert e ambientit dhe përplasur me policinë.

Protesta u shkaktua nga mungesa e ujit të pijshëm, problem që ka prekur qytetarët e Vlorës prej vitesh dhe që është përkeqësuar kohët e fundit. Pamjet e ngjarjes tregojnë momentet e tensionit midis banorëve dhe forcave të rendit.

Një person u shoqërua nga policia, por më pas protestuesit u afruan te furgoni i FNSH-së dhe pas revoltës e liruan. Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente për krizën e furnizimit me ujë, ndërsa tensioni në qytet mbetet i lartë.