Astrologe Meri Gjini ka treguar sot në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji pozitive dhe të nisni vitin e ri me mirësi dhe mbarësi.
Dashi
Ngjyra e mirë dhe fatësjellëse e këtij viti është: e kuqja e ëmbël, jo e kuqja e fortë dhe vezulluese. Dashi e ka ngjyrën e vet fatësjellëse për vitin 2026.
Demi
Ngjyra e tyre fatësjellëse këtë vit është jeshilja. Visheni ose vendoseni diku në shtëpi në 31 dhjetor, për të thithur energji pozitive.
Binjakët
Ngjyra juaj fatësjellëse këtë fundvit është roza e ëmbël, baby rozë. Bëjeni pjesë të veshjes ose ambjentit ku do kaloni ndërrimin e viteve.
Gaforrja
Ngjyra e duhur për Gaforren këtë vit është ngjyra gurëkali. Diçka mes blu dhe jeshile. Është ngjyra juaj për vitin 2026.
Luani
Ngjyra juaj që duhet të vishni në natën e ndërrimit të viteve është vishnja dhe qelibari. Do jenë fatësjellëse për ju nëse e vishni ose e vendosni në ambjentet ku do ndodheni në natën e ndërrimit të viteve.
Virgjëresha
Ngjyra fatësjellëse e tyre e 2026 dhe që duhet të mbajnë pranë në natën e ndërrimit të viteve është bezha dhe kafe e lehtë. Këtë vit duhet të preferoni ngjyra të buta dhe të ëmbla për të marrë më të mirën.
Peshorja
Ngjyra e tyre është lejla e lehtë dhe e butë. Zgjidhni lejlanë për mbarësi në 2026.
Akrepi
Ngjyra e zezë është ngjyra juaj. Por për fat dhe mbarësi në 2026, këtë fundvit duhet të zgjidhni ngjyrën lejla, lejlanë e fortë. Visheni në 31 dhjetor ose vendoseni në ambjentet e shtëpisë për të thithur dritën e fatit.
Shigjetari
Shpesh zgjedhin ngjyra të thella dhe esmerë. Por e verdha e thellë është ngjyra juaj këtë vit që presim. Do ishte mirë të kishit këtë ngjyrë rreth jush natën e ndërrimit të viteve.
Bricjapi
Ngjyra juaj e 2026 është kafja e errët. Kafja e pjekur është ngjyra që do ju sjell fat nëse e vishni natën e ndërrimit të viteve.
Ujori
E bardha është ngjyra juaj. E bardha e ëmbël, qumështi, do ju sjell fat në 2026.
Peshqit
Ngjyra fatësjellëse për Peshqit këtë vit është blu e lehtë. E vishni ose e vendosni pranë jush gjatë natës së ndërrimit të viteve për të thithur energji pozitive dhe fat.




















