Kryeministri Edi Rama mban sot nga ora 11:00 konferencën e fundvitit, ku pritet të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.

Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.

Po ashtu, kryeministri pritet të ndalet edhe në çështjen ‘Balluku’, ndërsa do t’i përgjigjet edhe pyetjeve që do t’i bëjnë qytetarët në rrjetet sociale.