Kryeministri Edi Rama në një daljen e tij të fundit për mediat në këtë fund viti, u ndal te raporti i tij me SPAK.

“Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kundrinorin e keni; SPAK, SPAK. Dhe duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë e keni për SPAK. Sdo i shmangem asnjë pyetjeje. SPAK nuk është opozita e qeverisë. Është institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj qeverie, dhe i mbështetit nga kjo qeveri. I garantuar nga kjo qeveri. Të tjerë janë betuar dhe stërbetuar se do ta shkrijnë, por se shkrijnë dot se votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vetë. Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita e qeverisë, që është opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë. 700 tenxheret politike dhe mediatike, këtë proces e marrin dhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 gjellra të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, shurdhon publikun me presonin e vet dhe dezinformon publikun thellësisht. Gjysmë e vërteta thonë se është gënjeshtra më e madhe. Që ne jemi këtu bashkë është e vërtetë. “, tha ai.