Selin, një nga banoret e edicionit të 5 të BBVA, tashmë nga më të komentuarat ka biseduar me konkurentin Juxhin gjatë mbrëmjes.

Biseda e tyre lidhej me situatat në shtëpi ku ndër to Juxhini i shprehu disa pakënaqësi për “bashkëndarësin” e krevatit të Selin, Mirin. Juxhini theksoi se Miri si konkurent është i pasigurt në vetëvete pasi çdo muhabet që bën e përsërit kudo që të marrë konfirmim. Këtë e ka mbështetur Selin e cila ka shtuar se “i vjen plasje” që njerëzit japin vëmendje “budallikut”.

Kujtojmë që selin dhe Miri flenë bashkë në një krevat që pas sfidës që dha Vëllai i Madh e vazhdojnë akoma tani që ka mbaruar sfida. Gjithashtu marrëdhënia e tyre po komentohet shpesh në publik si shumë e afërt për të qenë një marrëdhënie “babë e bijë” siç u shpreh dhe Miri.

Juxhin: Erdhi ktu se ç’bëri ktu një bisedë u fut andej pastaj, tani ti a e bëre ktu ç’a pret konfirmim? Vjen na e tregon neve që të themi “yyy bravo Miri sa mirë ua bëre andej”, kjo është papjekuri lali dhe pasiguri, është i pasigurt në veprimet e veta dhe kërkon konfirmimin e të tjerëve

Selin: Po! Por e di ç’a është problemi o Juxhin? Se njerzit nuk e kuptojnë dhe sot gjithë vëmendja ka shkuar te Stine dhe te Miri, të gjithë janë kundra, të gjithë mendojnë se s’po bën gjë të bukur dhe japin vëmendje. Dhe mua ndaj më vjen plasje, se ti kur jep zë budallikut nuk merr dhenë budalliku.