Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do ta përjetojnë momentin festiv të mesnatës.
Ishulli Kiritimati në Kiribati, i vendosur në zonën kohore më përparimtare në botë (ora 11 me orën shqiptare), do të jetë vendi i parë i banuar që do të hyjë në 1 janar 2026, me festa që fillojnë sapo ora të shënojë mesnatën lokale.
Pas Kiribati, Chatham Islands të Zelandës së Re do të bëjnë festimet e tyre pak minuta më vonë, falë një zone kohore +13:45 orë. Ndjekin më pas Zelanda e Re, Samoa dhe Tonga, duke nisur një valë festivalesh që do të lëvizë gradualisht drejt perëndimit.
Në vendet si Fiji dhe pjesë të Australisë lindore, atmosfera e festës zakonisht kulmon me fishekzjarrë dhe mbledhje familjare ndërsa ora shënon mesnatën e parë për shumë prej qyteteve të mëdha në Paqësor.




















