Media iraniane raportoi se disa protestues janë vrarë nga forcat qeveritare gjatë protestave kundër qeverisë që kanë shpërthyer në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Të vrarët janë qëlluar në Lordegan ndërsa sipas medias së lidhur me qeverinë iraniane Fars News, protestuesit kanë qenë të armatosur.

E enjtja shënoi ditën e pestë të protestave në Iran kunder qeverisë, shkruan Yjet. Fillimisht protestat nisën nga tregtarët për shkak të zhvlerësimit të monedhës vendase por më pas janë zgjeruar edhe me kërkesa të tjera.