Pas prezantimit të projektit për ndërtimin e Parkut të energjisë së erës në Tropojë, kryeministri Edi Rama është pjesë e panelit të Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama tha se Shqipëria brenda 2028 do ketë fituar pavarësinë totale energjitike, duke theksuar se ky përparim në këtë sektor strategjik, e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve në zhvillim.
“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Këtu jemi tek niveli më i lartë i renditjes në këtë botë të re. Aj çfarë kemi bërë në këtë dekadë, është të investojmë në energji diellore dhe atë t erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë që ne të mos kemi nevojë ti drejtohemi importit dhe të jemi sovranë.
Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovranë. Kemi një bashkëpunim strategjik dhe dua të them se kjo ka ndodhur falë këtij vendi dhe falë udhëheqësit të madh tuaj që ka vizioni e njerëzimit që shkon përtej kufijve. Siç e pame edhe gjatë cimeve Zayed, ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetën e qindra miliona njerëzve jashtë vendit dhe kjo është diçka që as Kombet e Bashkuara nuk mund të pretendojnë se e kanë bërë.
Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara arabe dhe italianët ë kemi një bashkëpunim 3 palësh të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Doktor Sulltani po synon që të mbërrijmë në 3 giga dhe përmes kabulli ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës energji të gjelbër dhe sigurisht së basku me miqtë tanë arabë të bëjmë para”, tha Rama.


















