Roland Bejko vlerëson se presioni politik ndaj Sali Berishës po rritet, pasi premtimet për rikthim të shpejtë në pushtet nuk janë përmbushur dhe zhgënjimi brenda Partisë Demokratike po thellohet.

Sipas tij, uniteti i krijuar rreth Berishës pas shpalljes “non grata” ka qenë i përkohshëm, ndërsa sot po dalin në pah figura të reja si Ervin Salianji, i cili pas daljes nga burgu perceptohet nga PD si “hero” dhe figurë e viktimizuar nga mazhoranca. Bejko thekson se një pjesë e elektoratit të djathtë mbetet ende jashtë PD-së, duke shtuar presionin ndaj lidershipit aktual.