Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, deklaroi se PD po rifreskon listat e anëtarësisë dhe po përgatitet për digjitalizimin e tyre, për të shmangur mospërputhjet mes anëtarëve të deklaruar dhe pjesëmarrjes reale në votime. Ai theksoi se donacionet e partisë janë të deklaruara dhe transparente, ndërsa zbuloi se gjatë drejtimit të Lulzim Bashës ishte përjashtuar nga listat e anëtarësisë, pavarësisht se ishte në detyrë.