Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot, të dielën më 1 shkurt, do të nxirret për disa orë nga qelia për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO).

Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Edhe pse dita është e diel, për shkak të afatit ligjor pesëditor nga momenti i depozitimit të kërkesës, seanca është planifikuar të zhvillohet sot në orën 09:00. Për këtë arsye, shërbimi i sigurisë së burgjeve është njoftuar që Veliaj të shoqërohet në ambientet e GJKKO-së në orarin e caktuar.