Pas replikave online me Shoqatën e Prokurorëve ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim të dytë në rrjetet sociale.

Në reagim, Rama sqaron se nuk ka pasur qëllim të akuzojë shoqatën për regjistrim të paregjistruar.

“Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë. Unë shkruajta, ‘janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit’ – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës.”-tha Rama.

Rama thekson gjithashtu se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet vetëm me gjykatën, por duhet kryer edhe tek Tatimet, çka, sipas tij, ende nuk ka ndodhur.

Ai përmend gjithashtu vullnetin e zëdhënësve të shoqatës, duke shtuar:

“Halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”-tha Rama.