Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, ishte shumë e veçantë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me prokurorinë e Hagës dhe pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës.Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se shkaku i vizitës ishte ftesa e profesor Ahmed Shalës në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një vepër që, sipas tij, duhet lexuar për të kuptuar më thellë procesin në Hagë kundër udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga prishtina profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin.Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët.Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!”,- tha Rama.
Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin
Kërcënimet e Trump, zbutet Irani/ Çfarë u diskutua në Gjenevë mes zyrtarëve amerikanë dhe...
Negociatat zhvillohen në një kohë që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të godasë Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.
Pas tre orësh bisedime në...
7 ndryshimet në qeveri, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi lidhur me ndryshimet e fundit në qeveri të kryeministrit, Edi Rama. Berisha e cilësuar...
EMRAT/ “Tërmeti” qeveritar, kush i rezistoi nga ministrat “furtunës” së ndryshimeve në kabinet
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte një riorganizim të kabinetit qeveritar, pas një mbledhjeje të gjatë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ristrukturimi përfshiu...
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026
Dashi
Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit,...
Kush janë 4 ministrat e rinj pas 7 ndryshimeve në qeverinë Rama
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura emërimet e 4 ministrave të rinj, pas 7 ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Ministrat e rinj janë:
Ferit Hoxha -Ish-ambasador...
U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Shqipëri Durim Bami, i akuzuar për “grup të...
Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa këtë pasdite ka mbërritur në vendin tonë.Durim Bami u nis nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më...
RAMA bën ndryshime në QEVERI ikën BALLUKU, VENGU dhe SPIROPALI
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë njoftuar 7 ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Në...
Ndërpritet dëshmia e Hillary Clinton për Epstein, del fotoja e papërshtatshme nga Dhoma e...
Mësohet se është ndërprerë seanca dëgjimore e Hillary Clinton lidhur me dosjen e Epstein në Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas të dhënave seanca u ndërpre...
Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”
Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama mbajti ndoshta fjalimin më të gjatë të jetës së tij për drejtësinë, në përpjekje për të kufizuar pushtetin e...
Reforma Territoriale/ Ministri Demo: S’do ndryshojnë vetëm kufijtë, por edhe funksionet e bashkive! Javën...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur fakt-mbledhës në territor, lidhur me...




















