Vedat Muriqi është duke përjetuar sezonin më të mirë me fanellën e Mallorcas në La Ligan spanjolle të futbollit. Sulmuesi i Kosovës i dha epërsinë këtë të shtunë Mallorcas në udhëtim kundër Osasunës, me golin e tij të minutës së 35-të.
Një gabim në largimin e topit nga portieri vendas, Herrera, bëri që sfera të përplasej në trupin e Vedatit dhe më pas të ndalej në rrjetë. Ky është goli numër 17-të për Muriqin këtë sezon, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në La Liga.
Para tij është vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit me 23 gola, ndërsa talenti i Barçës dhe ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka shënuar 13 gola duke qenë në vendin e tretë. ‘Pirati’ Muriqi po kalon një formë shumë të mirë duke qenë shpresa e madhe për shpëtimin e sezonit të Mallorcas.




















