Presidenti amerikan Donald Trump i tha Axios në një intervistë të shkurtër telefonike të mërkurën se lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, sepse “praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur”.

“Pak gjëra këtej e andej… Kurdo që do të dua ta përfundoj, do e bëj”, tha Trump gjatë një bisede pesë-minutëshe.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar për një rritje të çmimit të naftës, me Ngushticën e Hormuzit të kontrolluar nga Pasdaranët. “Përgatituni për naftë me 200 dollarë për fuçi”, ka deklaruar zëdhënësi i komandës së unifikuar Khatam al Anbiya, Ebrahim Zolfaqari.

Çmimi i naftës bruto, ka theksuar ai sipas mediave iraniane, “është i lidhur me sigurinë e rajonit që ju e keni destabilizuar”.