Kristjan Asllani po luan këtë sezon i huazuar nga Inter te Besiktas në Superligën turke. Gjasat janë të larta që në përfundim të sezonit, të finalizohet një transferim i përhershëm.
Megjithatë, lëvizja e fundit e Besiktas ngre dyshime për “presion” ndaj shqiptarit, që ndoshta të rrisë nivelin e performancave.
Sipas mediave ndërkombëtare, klubi nga Stambolli i është vënë pas mesfushorit 20-vjeçar rus, Matvey Kislyak. Ky i fundit luan me CSKA Moskë dhe vlen 20 milionë euro.




















