Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se raportet mes dy vendeve janë të mira.Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama tha gjithashtu se Pekini ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.Po ashtu kryeministri paralajmëroi se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” i ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore. Po ashtu shefi i Qeverisë bëri të ditur se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit.Për kryeministrin, me rëndësi është bashkëpunimi në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës mes dy vendeve, që sipas tij do të çonte në një afrim më të madh mes Kinës dhe Shqipërisë.“Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe jemi shumë më larg sesa ç’mund të jetë Kina sot me shumë vende të tjera dhe këtu në rajon, për hir të së vërtetës. Por marrëdhënia është miqësore. Nga ana tjetër progresi i Kinës është i jashtëzakonshëm.Unë jam duke ndjekur një përkthim te një libri që më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, një libër i shkruar nga një ekonomiste kineze që ka studiuar në SHBA dhe që jeton midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Është profesore në LSE dhe ka shkruar një libër që titullohet ‘The neë China playbook’. Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta përkthej në shqip playbook. Por mund të përkthehet ‘Manuali i ri i Kinës’.Siç thotë ajo, libri është shkruar për të ndihmuar njerëzit që ta shohin Kinën pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve që janë krijuar në botën perëndimore. Unë do doja shumë të kishim më shumë turistë dhe një gjë tjetër që është e vlefshme, të mësojmë më shumë dije të akumuluara në Kinë në shumë drejtime”, tha mes të tjerash Rama.
Home Lajme Aktualitet Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më...
Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina
Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur
Nga Mero Baze/
Lajmi më i rëndësishëm që vjen nga opozita sot nuk është fakti që disa të përjashtuar nga PD protestuan në oborrin e...
Kur do të jetë finalja e madhe? Mbi 100 ditë “Big Brother VIP 5”,...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP” vjen sonte me një prime tjetër, i cili premton surpriza dhe emocione të forta.
Tre konkurrentë janë në...
Italia, Donnarumma pas dështimit: Pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet gjetur kurajoja për...
Mbrëmja e së martës ishte një makth për Italinë që për të tretën herë radhazi dështoi në misionin e saj për t’u kualifikuar në...
“Berisha shkel mbi kufoma”/ Gjikondi: Demokratët e Durrësit janë shkelur në sedër. Akuzat ndaj...
Juristja Brizida Gjikondi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se “shkel mbi kufoma” për të...
FATI YT/ Horoskopi 2 prill 2026
Dashi
Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te...
Gjimshiti luan për të vendosur rekord kundër Lecces
Në prag të përballjes së Atalantës ndaj Lecces në stadiumin Stadio Via del Mare, pritet rikthimi si titullar në qendër të mbrojtjes i Berat...
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance foli me ndërmjetësit nga Pakistani rreth konfliktit në Iran dje, tha një burim për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kjo sinjalizon një...
Teherani hedh poshtë pretendimet e Trump, Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk kemi kërkuar...
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se pretendimi i Presidentit Donald Trump se vendi ka kërkuar armëpushim është “i rremë dhe i pabazë”.
Televizioni shtetëror...
“Silvinjo do të qajë”, De Biasi kërkesë Armando Dukës: Gati t’i rikthehem aventurës sime...
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një...
Malaj në Hanin e Hotit: Modernizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave për biznesin
Ministri i Financave, Petrit Malaj bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilluan sot vizitë pune në pikën doganore Hani i Hotit,...




















