Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi zhvilluan një takim me delegacionin e ODIHR-it, të përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska.

në një postim në faqen e vet në Facebook Gjknuri shprehet se e informuan delegacionin e ODHIR lidhur me ecurinë e deritanishme të komisiont.

“Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi pritëm në një takim delegacionin e ODIHR-it, të përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. I informuam për ecurinë e deritanishme të punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

I njoftuam se javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët, para anëtarëve të komisionit, projektligji i ri për financimin e partive politike. Me miratimin e këtij projektligji, që ishte edhe prioriteti i parë, Komisioni nis punën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it sa i takon Kodit Zgjedhor.

Misioni i ODIHR-it është i angazhuar të bashkëpunojë ngushtësisht me ekspertët e komisionit për gjetjen e zgjidhjeve teknike që adresojnë rekomandimet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet”, shkruan Gjiknuri në Facebook.