Mbrëmjen e djeshme, qindra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në disa kisha të qytetit të Elbasanit për të kremtuar Pashkët. Në një atmosferë të qetë dhe plot besim, ata kanë ndezur qirinj dhe kanë shkëmbyer urimet tradicionale për këtë festë të shenjtë.Gjatë meshës, Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, Imzot Andon Merdani, përcolli mesazhe paqeje dhe shprese, duke i ftuar besimtarët të reflektojnë dhe të përhapin mirësi në jetën e përditshme.