Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sipas agjendës së publikuar pak ditë më parë, në hapjen e punimeve do të mbajnë fjalën kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.
Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen panele të shumta diskutimi mbi tematika ttë ndryshme, por edhe shumë të ftuar, ku veçohen personalitete të rëndësishme të Shqipërisë dhe të diasporës.
Ndër pjesëmarrësit përfshihen kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu; kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi; zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç; zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndërkohë dita e sotme do të mbyllet me mbrëmjen gala të samitit ku do të marrin pjesë të gjithë personalitetet në Shqipëri dhe Diasporë.




















