Kryeministri Edi Rama foli për rrugën e Shqipërisë drejt Be ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për të investuar në vendin e tyre. Rama nuk la pa përmendur as Kosovën që e cilësoi si shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve.

“Këtu qëndron ndryshimi më i madh, falë reformave transformuese, dhe përpjekjeve integruese, kemi kaluar nga Shqipëri që përpiqej të mbijetonte në një që priqet të përmirësohet nga një vend që kërkojë të pranohej ndërkombëtarisht, në një Shqipëri që respektohet si kurrë më parë. Sot është një vend që ndryshon do ditë, ndonjëherë ngadalë, e ndonjëherë më shpejt por në mënyrë të padiskutueshme, Shqipëria ecën vetëm përpara. Shqipëria 23030 nuk është objektiv politik por zgjedhje qytetërimi. Rrugëtim që shumë prej jush e kanë jetuar duke u integruar në shoqëri që përfaqësojnë vlerat që ne synojmë të rrënjosim këtu n shtëpi. Ju më mirë e dini që kjo rrugë nuk është pa sfida, çfarë ju keni kequr në kurriz, është e paharrueshme që vlen për të kujtuar atë që Shqipëria ka hequr në kurriz deri në ditën kur të ulet në tryezën e përbashkët evropiane. Asnjë transformim i madh nuk mund të jetë pa hequr të tëra në kurriz. Do të ketë padiskutim zhgënjime, momente kur duket sikur asnjë nuk ja vlen, edhe momente ku progresi mund të duket i ngadalësuar, por asnjë rrugë suksesi nuk ndërtohet përmes rehatisë dhe kombet jo e jo nuk ndërtohet në momente rehatie, por tensione mes asaj që ishte dhe duhet të jetë. E bukura është ajo që Shqipëria mund të jetë, nuk është më një ëndërr e largët, por në rrugë e dukshme dhe e prekshme.

Zgjodha të sjell një gjest, një akt, vendim të qenërisë që mua më duket se ka brenda përveç konkretësi dhe simboli. Paketa e maleve për të gjithë ata që e kanë lënë tokën e tyre në mal për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. malet kanë qenë gjithmonë vendi ku shqiptarë janë tërhequr për tu mbrojtur, fshehur atre që i kërkoni për t’i marrë rob e për ti asimiluar, por sot ka ardhur dita e kur male mund të bëhen pjesë e burimeve të mirëqenies shqiptare. Kemi botën që vjen përmes vizitorësh të shumtë dhe eksploron dhe malet dhe kemi shqiptarët e botës që tani e shohin që Shqipëria nuk është më e bukur vetëm për ta dhe për ata rrotull. I them shqiptarëve që kanë një tokë në mal e kodër, që ta marrin në dorë paketën e maleve dhe ta kthejnë atë tokë, atë shtëpi në burim mirëqenie. Ajo që Shqipëria sot, që tërheq 12 mln turistë në vit, është në gjendje të bëjë për ta, falë investimit të tre dhe mbështetjes së qeverisë është që nga ai burim i ri mirëqenie, ata do të fitojnë në fund të muajit më shumë seç fitojnë duke punuar për të tjerët jashtë atdheut. Nga distanca në afërsi, nga kujtesa në angazhim, le të jemi t qartë, e ardhmja e Shqipërisë, nuk shkruhet vetën në Tiranë, Romë Athinë. Londër, në cdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. E ardhmja shkruhet dhe kudo që shqiptarë jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve Kosova e duke vazhduar me shqiptarë e MMV, të cilët sduhet ta harrojë askush, janë një popull shtetformues i republikës mike e duke vazhduar me shqiptarë në Malin e i e gjetkë”, tha Rama.