“Nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie”, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Komentet vijnë pasi Meloni kritikoi ashpër presidentin për sulmet e tij ndaj Papës dhe ka refuzuar të përfshihet në luftën e SHBA-së në Iran.
“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na ka refuzuar për ndihmën me këtë situatë në Iran, nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, i tha ai gjatë një interviste.
Trump kritikoi gjithashtu NATO-n, anëtare e së cilës është Italia, në përgjithësi për mungesën e angazhimit të tyre në luftën në Iran.
“Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, nuk do të jenë me ne për një temë shumë më të madhe se Irani”, tha presidenti.




















