Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Kryeministri me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri.
Gjatë takimit, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të lidhjes së ngushtë mes dy vendeve, si dhe në thellimin e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike e ushtarake mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
POSTIMI
Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës









