Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2025, duke vënë theksin te politikat penale dhe përdorimi i masave të sigurimit.

Sipas Brahos, gjatë vitit 2025 politika penale është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit dhe nevojës, ku masa e “arrestit në burg” është trajtuar si mjeti i fundit i sigurimit personal.

“Përsa i përket masave të sigurimit një vend qëndror, në veprimtarinë tonë, përsa i përket politikave penale, nëpërmjet masave të sigurimit, politika penale gjatë vitit 2025, është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit dhe i nevojës duke i konsideruar ‘Arrestin në burg’ si mjetin e fundit të sigurmit personal, kështu krahasuar me vitin 2024, masa e arrestit me burg, ka pësuar rënie si në vlerë absolute me rreth 53.4 % nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025. Për veprat penale të korrupsionit është zbatuar masa e sigurisë arrest me burg vetëm për 15 persona të arrestuar dhe 5 të tjerë në mungesë.”-tha Braho.