Këtë të enjte, Gjykata e Lartë ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas vendimit, Karçanajt i hiqet masa “arrest në shtëpi” dhe në vend të saj caktohen dy masa më të lehta sigurie: “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitjeje”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar:

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, sipas nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale, duke ndaluar Mirlinda Karçanajn të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim të gjykatës.

Sipas këtij urdhri, Karçanaj duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Gjykata e Lartë ndryshoi vendimine Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me rekursin e paraqitur nga ish-zyrtarja e AKSHI-t.

Vendimi vjen në një kohë kur ndaj Karçanajt vijojnë hetimet e SPAK për çështjen e procedurave të teknologjisë dhe tenderëve në institucionin që ajo drejtonte.