Sot u zhvillua seanca për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror, por mediat nuk u lejuan ta transmetonin live.

Për këtë reagoi edhe gazetari Andi Bushati, i cili tha se çfarë kërkon të fshehë një prokuror që i është nënshtruar vettingut.

Reagimi i Bushatit:

“Para se të më vijë mirë që gjykata i rrëzon një kërkesë Veliajt, më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me dyer te mbyllura.

Ç’mund të ketë për të fshehur një prokuror që i është nënshtruar vettingut?

Apo kjo është mendësia e përfaqësuesit të një institucioni që vuan nga mendësia konspirative e kultit të sekretit?”