Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Ferit Hoxha, postim në X:
Ndajmë të njëjtin mendim me Presidentin Costa @eucopresident.
Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara.
#Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti.
Për #Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë.
Sot, ndërsa festojmë #DitënEuropës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes #Europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.
Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë 🇪🇺🇦🇱
Link:https://x.com/hoxhafer/status/2053005715615236319?s=46










