Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë, duke vlerësuar pjekurinë demokratike të treguar nga institucionet dhe qytetarët gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Në reagimin e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët euroatlantike.
“Urime Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.
Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët.”-shkruan Hoxha në X.










