Ish-sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit dhe ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është më afër se kurrë.
Nuk është aq larg sa dje, por është një vendim totalisht politik i Brukselit. Kemi humbur shumë kohë jo për faj të Europës, jo për faj të Brukselit, por për fajin tonë”, u shpreh Majlinda Bregu.
Zv.Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, shpjegoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka tanimë një kalendar kohor të përcaktuar.
“Ku dëgjojmë për mbylljen e negociatave bredna vitit të ardhshëm, kemi një angazhim për ta mbyllur integrimin brenda kësaj dekade”, tha Fino.
Por gjatë të gjithë procesit publikut i është servirur një terminologji aspak e thjeshtë për t’u kuptuar e përdorur nga politika. Në një forum podcast të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës dhe Diturium Media Lab, u prezantua një tekst universitar që u vlen studentëve dhe gazetarëve të rinj të përcjellin mesazhe të qarta dhe të kuptueshme te audienca.
“Ne i shqyrtojmë mediat si të rëndësishme, qëndrore dhe i japim vlerën e tyre. Ne po studiojmë integrimin europian dhe Europën përmes medieve, por jemi edhe kritik kur nuk dalin me guhën e tyre të pavarur, me gjihën e tyre dhe me terma të cilat publiku i përpunon”, u shpreh Belina Budini, dekane e Universitetit Europian.
Në këtë forum u vu theksi se me zhvillimet teknologjike media dhe gazetarët mbeten një provë e rëndësishme për demokracinë dhe se e drejta për informim duhet të ecë paralelisht me përgjegjësinë publike dhe rregulla të qarta që garantojnë lirinë e shprehjes.










