(Parathënia e librit me tregime titulluar, Rikoshetë e Fatit”)
Libri mbetet thesari më i çmuar për pasurimin e botës së brendshme të njeriut, dhe veçanërisht për kultivimin e dijes dhe të qytetarisë. Leximi ndriçon mendjen, e njeh dhe e informon njeriun me aspektet e jetës dhe të botës, e bën atë më të edukuar e më të kulturuar, duke pasuruar njëkohësisht universin e tij shpirtëror.
Autorja shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu-Sade ta- shmë njihet gjerësisht si një nga autoret femra më të lexuara dhe më me ndikim në komunitetin shqiptaro-amerikan në mërgim, në letrat shqipe, dhe letërsinë postkomuniste të diasporës.
Duke qëmtuar dhe zhbiruar më thellë në krijimtarinë e autores Moisiu, në këtë përzgjedhje tregimesh, skicash dhe esesh autobiografike, ndalemi te libri i saj “Rikoshetë e Fatit”, një përmbledhje sa e guximshme emocionalisht, aq edhe rrëqethëse, realiste dhe trishtueshëm shëmbëlluese, deri në dhimbje e dënesë.
Energjia e saj krijuese, produktive, intelektuale e sociale, si edhe shkëlqimi stilistik, janë të dukshme në prozë, poezi, opinione, gazetari dhe rubrika publicistike që autorja lëvron. Këto vepra lidhen ngushtë me kërkimin filozofik, artistik, psikik dhe social, duke mbartur një cilësi përjetuese e sensuale, ku simbolika e një shpirti të lirë ndërthuret me intensitetin e
dhimbjes, dashurisë, mendimit dhe ndjenjës, në funksion të një peshe të veçantë letraro-artistike. Kjo është edhe arsyeja që më shtyu të “dialogoj” me tregimet, skicat dhe esetë e vëllimit “Rikoshetë e Fatit”, i cili, pa hezitim, mund të konsiderohet një nga koleksionet thelbësore të letërsisë bashkëkohore shqipe. Ai shquhet për strukturën narrative dhe kompleksitetin social, filozofik e letraro-artistik, duke përfshirë elemente të tregimit tradicional, modern dhe postmodern, si dhe duke nuancuar portretin e jetës, brengat, traumat, dhimbjet, dashurinë, kujtimet dhe marrëdhëniet mes individëve e shoqërisë në tërësi.
Kjo përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë tregime të ndërli- dhura mes tyre ofron një portretizim prekës dhe shpesh të zymtë të udhëtimit të trishtuar e njëkohësisht të ndritshëm të jetës. Rrëfimtarja Moisiu, për të mos u ndier e vetmuar, monologon përjetimet shpirtërore dhe përvojat emocionale: dhembshurinë, dashurinë, pikëllimin, trishtimin, zhgënjimin, mallin, dëshirën dhe kujtesën përballë mos harresës, për të mbajtur gjallë meta- morfozën e jetës. Autorja Moisiu njihet gjerësisht për portretizimin realist, jo imagjinar, të tregimeve të saj. Ngjarjet dhe personazhet janë njerëz realë dhe, në disa skica e tregime, përmenden edhe emrat e tyre të vërtetë, përfshirë edhe të vetë autores.
“Rikoshetë e Fatit” është një koleksion i fuqishëm dhe mjeshtëror që ofron pamje të gjalla të një kohe dhe vendi specifik, ndërsa eksploron përvoja universale njerëzore. Është një lexim thelbësor për çdo entuziast të letërsisë. Autorja lëvron gjithashtu zhanrin e publicistikës dhe në tregimet e saj vërehen qartazi perceptime reale, të përjetuara nga vetë ajo si gazetare. Ajo është mjeshtre e kombinimit të letërsisë me publicistikën, një teknikë e vështirë, por thelbësore për krijimin e një letërsie të suksesshme.
Ky stil, produkt i një trysnie të fuqishme publicistike dhe letraro-artistike, materializohet në tregime si: “Legjenda e Bajames”, “Një dashuri fatale”, “Duke kërkuar Ardianën”, “Nëna Cana”, “Askush nuk e plotëson vendin tënd”, “Të fitosh lirinë”, “Marsi i mallkuar i ’97-ës”, etj, të gjitha të për- jetuara në realitet.
Raimonda Moisiu dallohet për një stil delikat, të qartë dhe modest, të mbushur me ngjarje jetësore, individë realë dhe fate dramatike njerëzore. Rrëfimet e saj eksplorojnë kujtime dhe brenga thellësisht origjinale, të dhimbshme e njerëzore, fizike dhe emocionale, me detaje të imta, shpesh të dështuara në jetën e personazheve, të sjella me gjallëri dhe mjeshtëri artistike, përmes konfliktit shpirtëror, filozofik dhe estetik.
Autorja përdor një stil proze të dallueshëm, kompleks, modernist e ekspresiv, herë të ashpër e herë të butë, duke u mbështetur fuqishëm në simbolikë dhe nëntekst, me synimin për të tërhequr vëmendjen dhe përfshirjen e lexuesit. Rrëfimet e saj janë herë të gjata e herë të shkurtra, skica me vëzhgime të mprehta dhe sarkazëm, që ofrojnë një portret realist dhe kritik të shoqërisë shqiptare bashkëkohore, të zhveshur nga idealizimi.
Personazhet trajtohen njëkohësisht me ndjeshmëri roma- ntike dhe realizëm kritik. Pas humbjes së babait, dy vëllezërve dhe nipit, një martese të dështuar, një divorci dhe humbjes tragjike të një lidhjeje dashurie, autorja nisi një proces të thellë shkrimi si formë mbijetese, rindërtimi dhe dëshmie letrare. Personazhet e tregimeve janë të shoqëruar nga një trajtim romantik, i ndërthurur me një realizëm kritik dhe një vështrim realist ndaj shoqërisë vendase, vetë autorja nisi të përjetonte një ndryshim të thellë vlerash. Ajo mendonte se ishte e privuar nga e drejta për të qenë e lumtur, por ndodhi krejt e kundërta: këto përvoja të dhimbshme jetësore e maturuan dhe e forcuan shpirtërisht. Shpirti i saj i madh dhe cinizmi i mëparshëm u braktisën, dhe autorja Moisiu nisi ta shihte botën përmes dy situatave paralele: marrëdhënieve dhe raporteve që ajo vetë kishte me dramat tragjike të jetës – divorcin, tragjedinë e dashurisë, vdekjen dhe mbijetesën – duke na përcjellë energji emocionale të fuqishme dhe mbresëlënëse.
Veçantia e të menduarit dhe shprehisë rrjedh nga prejardhja e saj dhe njohja e ngushtë me vuajtjet dhe dhimbjet njerëzore.
Ashtu si një njeri i qetë dhe i denjë, ajo ka nevojë për empati, dhimbje, guxim dhe shpresë. Vlerësimi i saj për absurdin dhe detajet komike të jetës ndihmojnë në nxjerrjen në pah të aspekteve më të errëta ose më transcendente të ekzistencës sonë, por fokusi i saj kryesor mbetet gjithmonë vetë natyra njerëzore: çfarë na shtyn të ecim përpara, drejt së ardhmes, dhe pse.
Në tregimin “Rikoshetë e fatit”, autorja Moisiu shtjellon një realitet rrëqethës e dramatik, i cili shfaqet në forma të rafinuara artistike. Ajo zbulon se bota njerëzore është njëko- hësisht e egër dhe e butë, me ashpërsinë e së vërtetës dhe grotë- skun e kohës së pakohë. Kjo shfaqet veçanërisht te gratë dhe vajzat e reja që kanë rënë pre e sëmundjes së trafikimit të “mishit të bardhë”, prostitucionit të detyruar dhe dhunës fizike e seksuale ndaj grave, për të ekspozuar pangopësinë, tërbimin dhe grykësinë, ku përfitimi financiar nuk njeh kufij e ekuilibër. Këto fenomene autorja i shtjellon me elemente moderne dhe të rafinuara. Ndërsa secila histori qëndron më vete, ato janë tematikisht dhe shpesh të lidhura me personazhet, duke krijuar një portret koheziv të fytyrës së realitetit dhe surrealitetit të jetës së përditshme në tërësi. Koleksioni lëviz kronologjikisht nga historitë e fëmijërisë dhe adoleshencës deri te ato të moshës madhore, familjes dhe jetës publike.
Historia tronditëse e Arselës (personazhit kryesor në tregimin “Rikoshetë e fatit”) rrëfehet bukur dhe dhimbshëm nga perspektiva e saj tragjike. Ajo ndihet e persekutuar, ndërsa lufton, dridhet dhe përpëlitet si një “kafshë” e lidhur pas krevatit, e torturuar dhe e abuzuar në një dhomëz-qeli, nën dritën e zbehtë që hyn përmes një dritareje fare të vogël. E paralizuar nga ankthi dhe frika, e paaftë për t’i shpëtuar agonisë, ankthit përshpëritës dhe nënshtrimit epshor mashkullor, ajo mbetet e ngulitur në historinë personale të saj dhe të Petritit, në antitezë me madhështinë e dashurisë së vërtetë, moralit shpirtëror dhe vlerave njerëzore.
Dy personazhe të mirëvendosur dhe të paparashikueshëm në veprimet e tyre.
“Oh, i paska rënë atij!- mendoi me vete, duke sjellë ndërmend zhurmën që dëgjoi pak më parë, kur ai përpiqej t’i lidhte këmbën e djathtë. E shkundi paksa dhe vuri re se kishte plumba. Papritmas hapet dera dhe ai çfaqet aty.
Dëgjoi atë të thoshte diçka, por ajo nuk ia vuri veshin.
Drejtoi pistoletën në drejtim të tij. Dalloi shprehjen e mjerë në fytyrën e tij ku çdo prenkë e kuqe ishte zverdhur, tërhoqi këmbëzën e pistoletës, një zhurmë si shkrepëtima e vetëtimës u dëgjua dhe pa flakën që doli nga gryka e saj të ndriçonte më shumë.
– Më vrave! – kaq mundi ai t’i thoshte, ndërsa trupi i tij ra përtokë. Arsela qeshi, fort, me të madhe! Ishte përvjetori i njëzetenjë i ditëlindjes së saj…”
Autorja Moisiu rrëfen me njëfarë zgjuarsie shkaqet e asaj tragjedie të mbuluar me mistere: ishte aksident, krim, pafajësi, ndëshkim apo hakmarrje ndaj gjithçkaje që Arsela kishte përjetuar? Jeta vazhdon, dhe vajza ishte vetëm njëzetenjë vjeç, me ende rrugë për të bërë përpara.
Koleksioni përfshin edhe tregime të tjera, si “Një dashuri fatale”, të ndërthurura me idealizmin romantik të Adelës, një vajze të re të divorcuar, e cila nis një romancë me një djalë beqar, por që përfundon në zhgënjim dhe tragjedi, nën motivet e skllavërisë emocionale dhe tronditjes psikologjike nga tradhtia në çift. Në tregimin e fundit të koleksionit, i titulluar “Marsi i mallkuar ’97-ës”, autorja Moisiu përqendrohet në një reflektim të dhimbshëm mbi thellësinë e së pabesueshmes që tronditi jetën sociale, politike dhe ekonomike të vendit, me shpërthimin e revoltës popullore. Ajo pasqyron qartësisht krizën dhe realitetin e ashpër të shoqërisë shqiptare, natyrën e jetës, vdekjes dhe mbijetesës, duke kulmuar në një fund të fuqishëm dhe të dhimbshëm, në atë mars të vitit ’97-ë.
Koleksioni përfshin gjithashtu skica dhe tregime të prozës së shkurtër, si “Puthja e fundit”, që përqendrohet në reflektimin e dhimbshëm, romantik dhe dashurinë e vështirë e të pamundur e një vajze dhe një djali të ri ndërthuren me natyrën e jetës dhe vdekjes, duke kulmuar në një fund të dhimbshëm, trishtues dhe melankolik. Lexuesit dhe kritika e kohës e kanë lavdëruar prozën e autores Moisiu për thellësinë dhe pasurinë e emoci- oneve të jashtëzakonshme, duke e konsideruar atë një nga veprat
themelore të prozës moderne. Tregimet “qëndrojnë me ju për një kohë të gjatë pasi t’i keni përfunduar së lexuari”.
“Rikoshet e Fatit” mbetet një nga koleksionet thelbësore të tregimeve në letërsinë bashkëkohore të zhanrit të saj dhe nuan- con me ndjeshmëri portretin e jetës dhe të shoqërisë. Prozatorja Raimonda Moisiu-Sade është një rrëfimtare me profilike e tradicionale, e cila përdor teknika teatrale si sekrete, surpriza dhe elemente romantike, duke zbuluar modele universale nën sipër- faqen e gjërave të përditshme.
Në këtë përmbledhje tregimesh, autorja na çon në një aventurë shpirtërore për të zbuluar të vërtetën rreth dashurisë dhe dhimbjes. Përmes pikëllimit dhe dashurisë, duke parë pas dhe thellë brenda vetes, ajo shkruan për gjetjen e vetes, për gjetjen e një qëllimi dhe për gëzimet e thjeshta të jetës, me hir, zgjuarsi, mall dhe nostalgji.
Kozeta Zavalani
Shkrimtare, Gazetare e Pavarur, Aktiviste e Shquar e Shoqërisë Civile, dhe komunitetin e Letrave Shqipe.










