Detaje të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.
Mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”.
Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.
Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka dhënë 20 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar disa prej tyre.










