Kryeministri Edi Rama ka bërë horrje që kushdo që dëshiron më shumë zhvillim, t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se është gati të flasë me protestuesit lidhur me investimin në Zvërnec, nëse ata duan.
“Halli është se kur unë i them këto, përgjigja juaj është nuk ka negociata. Unë nuk kam asnjë negociatë me ju, sepse nuk negocioj kontratën me ata që më kanë votuar. Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit bregdetar, këto nuk negociohen. Unë jam në dispozicion në çdo kohë, për mënyrën si të harmonizojmë mjedisin. Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, do e vendosë cilësia e projektit. Ikni hijenave që iu janë mbledhur rrotull, se jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urie për pushtet, që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. E fshehin nën qeleshet apo flamujt që i hedhin në qafë.
Nëse do ta shpëtoni Shqipërinë, bashkohuni me ne, me PS, e cila ka nevojë, ka shumë nevojë për këdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon, por është gati të luftojë me ne, për t’i bërë gjërat më mirë. Me Shqipërinë në zemër, dhe mendjen në punë. Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po u dëmtohet sezoni, forca të ndryshme hedhin gurë, nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën. Njësoj si opozita, deri tek tabakatë, që mbledhin like duke ecur me pasqyrë përpara. Edhe partitë e reja, që mbeten të vogla, kërkojnë një copë aty. Me të tërë këta, ne nuk kemi asnjë punë. Ndërsa për të rinjtë e të rejat kam simpati. Fundja, një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë për Tiranën, kanë pastruar zhulin e molotovarëve”, theksoi ai.









