Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Kufitare.
Gjatë monitorimit intensiv të zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër konstatuan dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det.
Efektivët ndërhynë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen në breg dhe shpëtimin e dy shtetasve.
Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, banues në Burrel, dhe një 41-vjeçar, banues në Velipojë.
Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve, ndërsa shërbimet janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast emergjence gjatë sezonit turistik.










