Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra, një tjetër ndryshim është shënuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në vend të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin si Sekretar të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi për rikthimin e Dokushit në këtë post vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në detyrë.
Dokushi ishte larguar nga posti me vendim të Anuela Ristanit, ndërsa gjykata vendosi rikthimin e tij në detyrë.
Me komandimin e Alban Dokushit dhe dorëheqjen e Eldi Hoxhës, administrata e Bashkisë së Tiranës pëson një tjetër ndryshim në nivelet e larta drejtuese.










