Avokatët ndërkombetarë të kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë dërguar një kërkesë SPAK-ut për ta takuar në paraburgim në datën 10 shtator.

Avokatët shprehen se Veliaj duhet të firmosë apelin që do të dërgohet në Strasburg për çështjen e arrestit të tij.

Ky pritet të jetë takimi i dytë, pasi i pari u mbajt në 28 korrik, ku Veliaj priti atë kohë për pesë orë dy avokatët britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr.