Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë zhvendosur zhvillimet drejt zonës së Medresesë.

Efektivët e policisë po ndjekin hap pas hapi protestuesit, teksa situata në terren mbetet dinamike. Lëvizja e forcave të rendit dhe e protestuesve ka bërë që tensionet të zhvendosen nga zonat e mëparshme drejt kësaj zone të kryeqytetit.

Zhvillimet vijnë pas episodeve të tensionuara gjatë tubimit, ku policia ka tentuar të shpërndajë turmën, ndërsa janë raportuar edhe incidente të tjera.