Komisioni Zgjedhor i Republikës ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lista e studenteve sigruon 140 mandate dhe shumicën absolute të numrit të përgjithshëm të mandateve, partia e Vuçiç 104 mandate ne Asamblenë Kombëtare, ndërsa vende kanë fituar edhe katër lista të pakicave kombëtare, mes tyre edhe dy deputetë shqiptarë.
Kjo përbërje i jep lëvizjes studentore mundësinë të formojë qeverinë pa pasur nevojë për negociata të gjata me partitë e tjera politike.
Por kur do të formohet qeveria e re?
Sipas procedurave kushtetuese, Kuvendi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Pas kësaj, ekzekutivi i ri duhet të formohet brenda një afati prej 90 ditësh.Gjatë fushatës, lëvizja u drejtua nga Ilija Srdanoviç, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Novi Sadit dhe kardiolog.
Ai konsiderohet aktualisht si një nga emrat më të mundshëm për të marrë postin e kryeministrit, por është ende e paqartë se kush do të drejtojë ministritë kryesore, mes tyre edhe punët e jashtme.
Ndërsa për Kosovën Ilija Sërdanovic ka deklaruar se dialogu do të vazhdoj, ashtu sikurse edhe procesi per integrimin europian.
E paqartë është ende çfarë do të ndodh edhe me presidencën e Serbisë.
Pas dorëheqjes së Vuçiç nga posti i presidentit, detyra po ushtrohet përkohësisht nga Ana Bërnabiç.
Ajo është e detyruar të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të mandatit. Sipas këtij afati, data e fundit për zhvillimin e votimit është fundi i dhjetorit.
Presidenti i Serbisë zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, në një tjetër matje të forcave politike në vend.










