Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca është paraqitur, ndërkohë qytetari i parë i Tiranës nuk është i pranishëm. Veliaj ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancat gjyqësore kur të lejohet të qëndrojë në sallë dhe jo në kafaz
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve.










