Në vijim të procesit të bonusit të qirasë, bashkia e Durrësit njofton se aktualisht përfitojnë bonusin 2200 familje. Bonusi për 2200 familjet është gati prej ditës së sotme e gjatë javës në vazhdim në varësi të përpunimit të pagesës nga bankat. Lista me përfituesit e bonusit PËRDITËSOHET.
Plotësimi, verifikimi, miratimi i dosjeve të aplikantëve është një proces që nxjerr në pah edhe problematika specifike në një situatë emergjence të pandodhur më parë. Stafi i bashkisë vijon punën për të zgjidhur hap pas hapi çdo rast në përputhje me VKM – të dhe aktet normative në fuqi dhe për të mbyllur sa më shpejt të gjitha dosjet me qëllim kalimin e bonusit të qirasë te qytetarët që kanë aplikuar.
Pranë bashkisë së Durrësit vijon të jetë i hapur gjithashtu edhe procesi i aplikimeve të reja për bonusin. Kujtojmë qytetarët e prekur nga tërmeti se DUHET TË APLIKOJNË që të përfitojnë bonusin e qirasë