“One Stop Shop” tashmë është realitet në bashkinë Kukës, përmes së cilës banorët e qytetit do të aksesojnë në ambiente moderne duke ofruar 140 shërbime vendore dhe 472 shërbime publike të ofruara nga ADISA.
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara ka prezantuar zyrën lëvizëse e cila do të rrugëtojë në të gjithë vendin kudo që qytetarët ndodhen larg me zyrat e shteti për të marrë pranë vendbanimeve të tyre shërbimet që u takojnë.
Prej disa javësh ka filluar ADISA në bashkinë e Kukësit ku aktualisht ka fluks qytetarësh për shkak se është në fillimet e saj. Hapja e zyrës me një ndalesë do të shërbejë për banorët të cilët do të kenë mundësi të marrin më shumë shërbime publike. Qytetarët e bashkisë Kukës kanë mundësin që shërbimit t’i marrin në bashkinë Kukës pa patur nevojë të shkojnë në kryeqytet. Qytetarët do të kenë mundësinë të marrin 472 shërbime në njësitë vendore si dhe 140 shërbime publike në ambientet me standarde bashkëkohore ku janë venë në shërbim 5 sportele në Kukës.
Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici së bashku me drejtorin e ADISA shprehen optimist me këto shërbime për t’i marrë qytetarët në kohë dhe pa shpenzuar asnjë lek.
Gjici tha se tashmë ADISA është hapur në Kukës për shërbimin e qytetarëve.
“Janë 472 shërbime që qytetarët e Kukësit mund t’i marrin në portalin online nëpërmjet një telefoni dhe këto shërbime do jenë pa kosto. Sot jemi këtu me katër sportele dhe do vazhdojmë t’i shtojmë sportelet dhe të gjithë shërbimet do t’i marrin online, vetëm qytetarë do të identifikohen me dokumentin personal”, tha ai.
Gjici shtoi se ky shërbim do të jetë edhe në njësitë administrative që qytetarët të mos vijnë më nga Arrni, Shishtaveci, Grykë Çaja.
“Për një periudhë të shkurtër, brenda një muaji qytetarët sa edhe të mësojnë aplikacionin nuk kanë nevojë të paraqiten në zyra sepse do ju duhet vetëm telefoni për të marrë shërbimin e duhur që iu nevojitet dhe pa kosto”, tha ai.