Revolucionit digjital i është bashkuar dhe Administrata Doganore e cila që nga 1 janari ofron 8 shërbime online për biznesin, duke bërë të mundur kursimin e kohës dhe kostos gjithashtu dhe duke shmangur radhët për operatorët e biznesit.
Këto shërbime gjithashtu reduktojnë dhe dokumentacionin. Përmes platformës e- albania çdo operator biznesi bën aplikimin online për një dokument të caktuar dhe merr përgjigjen e cila firmoset elektronikisht dhe ku gjithashtu po në këtë mënyrë operatori i interesuar njoftohet.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi u shpreh se, “në 30 qershor fillojnë autorizimet që kanë impakt në përmirësimin e punës”.
“Tashmë nuk kemi më qarkullim nga njëra zyrë në tjetrën, punonjësi e merr në mënyrë automatike kërkesën pra ekzistojnë të gjitha mundësitë që shërbimi të përmirësohet dhe koha të reduktohet. Pasi çdo kohë reduktuar për biznesin kontribuon direkt për zhvillim e tregtisë”, tha Ikonomi.